Hakaj do të rikthehet te Vllaznia

Esin Hakaj duket se do jetë afrimi i radhës te Vllaznia. Pas zytarizimit të Arsid Krujës para pak ditësh, tashmë radha do të jetë për 28-vjeçarin. Prej ditësh diskutohej në fakt një kthim i Hakajt te Vllaznia.

Por tashmë gjithçka do të marrë formë zyrtare shumë shpejt, me mëngjarashin që do të veshë për herë të tretë fanellën e 9 herë kampionëve të vendit. Ish-futbollisti edhe i Teutës dhe i Partizanit në Superioren tonë, madje ka zhvilluar edhe seancat e para stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, duke konkretizuar kështu marrëveshjen e arritur mes palëve “para kohe”.

Me afrimin e Hakajt në skuadër, Vllaznia “blindon” krahun e majtë të mbrojtjes, ku krahas shkodranit në atë pozicion aktivizohet edhe Jago, i cili ishte titullar i edicionit të shkuar. Në sezonin e shkuar 2024-‘25, Esin Hakaj ishte pjesë e Elbasanit, ku me verdheblutë shënoi 19 ndeshje në kampionat, duke dhuruar edhe 3 asiste. E teksa tashmë kthehet në shtëpi te Vllaznia vetëm pas një sezoni largimi nga “Loro Boriçi”.

sfidanti.al