Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku, flet për merkaton e klubit verdheblu. “Presidenca më ka dhënë mundësinë të jem i qetë, të punoj mirë me stafin e të kemi bashkëpunim të gjithë aktorët brenda klubit dhe kjo bërë që në pak kohë Elbasani të vijë aty ku është sot. Absolutisht po, po punoj për vitin tjetër, sezonin e ardhshëm. Normalisht jam në bisedime me disa lojtarë, besoj se shumë shpejt mund të kemi tre afrime të reja në skuadër, edhe nga Superiorja. DY janë nga Superiorja, një nga jashtë. Kështu që deri tani jemi në rrugë të mbarë, besoj se do t’i mbyllim shumë shpejt”.
sfidanti.al

