Guardiola: Nuk kthehem te Barcelona

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ardhshëm. Këtë e pranoi edhe vetë trajneri i njohur, por vështirë se do të ketë një rikthim te Barcelona. “A është e mbyllur dera e Barçës për të ardhmen? Po, ajo është e mbyllur. Ne jemi rritur tani.” Përgjigje e sinqertë nga ish-trajneri i Barçës, i cili mund të jetë trajner në Mançester për një vit të fundit përpara se të ndryshonte drejtim dhe të përballej me një aventurë të re. Për krahasimet e bëra mes Guardiolës dhe Xavi Hernandezit, ish-trajnerit të Barcelonës, ai u përgjigj me vendosmëri: “Pyesni veten, jeni ju që i bëni këto krahasime. Unë nuk i kam bërë”.

sfidanti.al