“Gradohet” Oltijon Kërnaja, Partizani prezanton trajnerin e ri

Humbja në derbi tronditi “themelet” e Partizanit, pasi solli largimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj dhe të trajnerit Mladen Milinkovic.

“Të kuqtë” kanë zbritur në fushë ditën e sotme dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Klubi njofton se drejtimin e skuadrës e ka marrë Oltijon Kërnaja, që deri më sot drejtonte Partizanin B.

“Ekipi ka rinisur përgatitjet stërvitore në stadiumin “Arena e Demave”. Nga sot, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja. Grupi nuk është i plotë, pasi prezent nuk janë lojtarët e impenjuar me ekipet tona përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të transferta e Vlorës ndaj Flamurtarit!”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.


sfidanti.al