Sipas një sondazhi të bërë publik pak ditë më parë nga Televizoni Kombëtar “ARD” një gjerman në pesë mendon se Gjermanisë i duhen më shumë lojtarë “të bardhë”. Sipas “ARD”, në grupin e 1304 personave, të cilët janë zgjedhur rastësisht, plot 21% mendon se Nagelsman nuk ka grumbulluar “mjaftueshëm lojtarë të bardhë”.
Publikimi i këtij sondazhi ka tërbuar Joshua Kimishin, i cili ka kritikuar ashpër “ARD”-në duke e konsideruar këtë vperim si “racist” dhe “një çmenduri, për një televizion kombëtar që bën një pyetje të tillë”. Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe Julian Nagelsman, i cili komentoi se: “Mendoj se një sondazh i tillë nuk është me vend. Ne shkojmë me pushime për të njohur kultura të reja, por kur të tjerët vijnë këtu nuk na pëlqen. Kush luan futboll në nivele të larta është i mirëpritur që të japë kontributin për vendin në përfaqësuese. Shpresoj shumë që të mos lexoj më për këtë sondazh në të ardhmen”.
sfidanti.al