Gjendet në banesë i pajetë ish-futbollisti i Flamurtarit, Agim Bubeqi

Agim Bubeqi, ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës në periudhën e artë të klubit, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Bubeqi është gjetur pa jetë në apartamentin e tij, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar autoritetet. Lajmi ka shkaktuar trishtim në komunitetin sportiv vlonjat, pasi Bubeqi ishte pjesë e një prej brezave më të spikatur të Flamurtarit, klubit që në vitet e tij të arta shkroi disa prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptar.