Girona kërkon një mrekulli të dytë pas asaj angleze

Skuadra spanjolle Girona ka nisur të ëndërrojë sepse shifrat dhe statistikat ia lejojnë ta bëjë një gjë të tillë. Skuadra katalanase është ajo që shënon më shumë në kampionatin spanjoll dhe skuadra me më shumë fitore në Europë në pesë ligat kryesore. Gjendja aktuale e Gironës, që kryeson tabelën e La Liga-s, sjell në kujtesën e çdo tifozi futbolli, Leicester-in e Ranierit që diti të mbante pulsin gjatë tridhjetë e tetë javëve kundër rivalëve si Manchester City, Arsenali e plotë të tjerë. Dhe në fund, arriti të ngrinte titullin e Premier League në sezonin 2015-2016, duke shënuar një moment historik. Nëse marrim Leicester-in e Vardit dhe Gironën e Dovbik-ut dhe krahasojmë shifrat e tyre në këtë pikë të sezonit (java 16), ia vlen që skuadra katalanase të merret shumë seriozisht. Sepse kjo skuadër nuk njeh kufi. Leicester-i kampion në sezonin 2015-2016, pas 16 javësh kryesonte Premier Ligën me 35 pikë (10 fitore, 5 barazime dhe një humbje), duke lënë pas Arsenalin (33), City-n (32) dhe United (29). Të dhënat e Girona-s janë dukshëm më të larta. Skuadra e Michel është lider me 41 pikë (13 fitore, dy barazime dhe humbja e vetme ndaj Realit të Madridit), duke mbajtur pas vetes Realin e Ancelottit (39), Barcelonën shtatë pikë larg. Një nga diferencat që e bëjnë Girona-n të ketë shifra më të mira se Leicester-i janë shtatë fitoret dhe një barazim që skuadra e Michel ka arritur jashtë fushës së saj.

sfidanti.al