Giovanni Malagò merr mbështetjen e Serie A

Asambleja e Ligës Serie A u mblodh sot për të vendosur kandidatin e saj në garën e 22 qershorit ku do të zgjidhet numri një i Federatës Italiane të Futbollit.

Në asamblenë e sotme plot 18 ekipe të Serie A ishin pro kandidimit të Malagò, i cili nuk ka mbështetjen e Lazio-s dhe Verona-s.

Siç dihet pesha e Serie A në votimin që do të bëhet më 22 qershor është “vetëm” 18%, por influenca e klubeve të kampionatit kryesor të futbollit në Itali është edhe më e madhe dhe për këtë motiv mendohet se Giovanni Malagò do të jetë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit.

Detyra e re do të jetë mjaft e vështirë për 67-vjeçarin, i cili ka qenë presidenti i Komitetit Olimpik Italian prej 19 shkurtit të 2013 deri më 26 qershor të 2025-ës.