Ganë, futbollisti humbet jetën në grabitje

Sulmuesi i krahut i ekipit të Berekum Chelsea, Dominic Frimpong, humbi jetën pasi autobusi i skuadrës së tij u grabit nga disa persona të armatosur. Federata Gazene e Futbollit bëri me dije se gjithçka ndodhi kur futbollistët po ktheheshin nga një ndeshje e Premier League të Ganës të luajtur në Samartex.

Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr në momentin kur shoferi i autobusit u mundua që të kthehej mbrapsht, duke plagosur kështu në kokë 20-vjeçarin. Futbollisti ndërroi jetë më vonë në spital dhe mësohet se është i vetmi viktimë e raportuar e incidentit.

“Shoqata e Futbollit të Ganës (GFA) ka marrë me tronditje dhe pikëllim të thellë lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Dominic Frimpong të Klubit të Futbollit Berekum Chelsea”, thuhet në deklaratë.