Futbolli ndalon por Duamena “kërkon” drejtësi

Ky nuk është momenti për të nxjerrë përgjegjësit por për të “qarë” humbjen e parakohshme të një lojtari, fati i të cilit nuk duhej të ishte ky dhe është e sigurt që kur të vijë momenti që të gjithë të japin llogari, akush nuk do ta marrë përghegjësinë ndërsa dalëngadalë lojtari do të harrohet e ai do të shërbejë si shembull që të merren më më fund masa në mënyrë që një ngjarje e tillë të mos përsëritet. Në këtë rast Rafael Duamena do të quhet “kurban” e ky të paktën do të jetë goli i fundit i rëndësishëm që lojtari do të ketë shënuar nga bota e përtejme ku sot tashmë mund të prehet i qetë. Por ndërkohë që bota e futbollit shqiptar e jo vetëm është e shokuar, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

Nga Pirro Bardhyli