Fulham, Broja nuk gjen sërish hapësira

Armando Broja, edhe njëherë mbetet jashtë planeve të Fulham për ndeshjen e Premier League, më saktë për transfertën me Sheffield United, e cila përfundoi në një barazim 3-3. Një qëndrim që flet qartë për situatën në të cilën ndodhet sulmuesi kuqezi. “Të gjithë e dinë se sa u përpoqëm të nënshkruanim me Armando Brojën”, deklaronte trajneri Silva ditë më parë, ndëkohë që aktualisht ka të tjera preferenca për sulmin e skuadrës së tij. Rodrigo Muniz është i preferuari i tij, ndërsa në ndeshjen e sotme shënoi dhe golin e barazimit në minutat shtesë. Ndërkohë, për sulmuesin kuqezi mbetet që të punojë sa më shumë për të arritur në formë për Kombëtaren.

sfidanti.al