FSHF krekoset, të rinjtë gjakosen

Në një kohë që FSHF organizon tryezën për t’i treguar besnikërinë shefit të madh në selinë me qëndër në Nyon, futbolli shqiptar “noton në gjak”. Ndeshja e kampionatit U21 mes Erzenit dhe Partizanit në Shijak është mbyllur me një përleshje masive. Nga fotot dhe pamjet e publikuara prej dhimave të zhveshjes, është e qartë që të rinjtë e Partizanit duken që kanë marrë lëndime të rënda dhe e gjithë dhoma e zhveshjes është larë në gjak. Dramatike, futbolli në Shqipëri është “luftë”, ndërsa dhuna tashmë është kthyer në normalitet edhe pse drejtuesit e FSHF-së kërkojnë të mbulojnë çdo skandal me arritjet e Kombëtares apo takimet e rëndësishme të zv.presidentit të UEFA-s, në vendin e të cilit të rinjtë kacafyten deri në përgjakje.

sfidanti.al