Franca, Mbappe anashkalon stërvitjen

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé nuk mori pjesë në stërvitje në prag të miqësores së Francës kundër Kanadasë, e fundit e Bluve para Euro 2024 (14 qershor – 14 korrik në Gjermani). Superylli i nënkampionëve të botës, golashënuesi dhe asistuesi të mërkurën e kaluar kundër Luksemburgut (3-0), u kursye siç ndodh shpesh gjatë përgatitjes, ka treguar stafi i kombëtares franceze.

Aurélien Tchouaméni, i rikuperuar nga një dëmtim i këmbës së majtë dhe Adrien Rabiot, jashtë për disa ditë për shkak të lodhjes së muskujve, pritej të mungonin. Franca do të presë Kanadanë të dielën në Bordo përpara se të fluturojë të mërkurën në kampin e saj bazë gjerman, që ndodhet afër qytetit të Paderborn (North Rhine-Westphalia). Franca do të bëjë debutimin e saj në Kampionatin Evropian më 17 qershor kundër Austrisë në Düsseldorf.

sfidanti.al