Flamurtari mori fitoren e parë sezonale, në ndeshjen e fundit të fazës së parë, duke mundur 1-0 kryesuesit e Vllaznisë në Vlorë. Vendos goli i Herald Markut në të 76-ën me 11-metërsh. Një situatë absurde u regjistrua në minutën e 75-të, me Bolzan që pasi goditi fort nga brenda zone, topi u kthye nga dora e Gurishtës. Në vijimin e lojës, sërisht italiani provoi dhe shënoi. Por, arbitri Florian Lata akordoi 11-metërsh, duke mos lejuar avanzazhin, kur aksioni përfundoi me gol.Triumfi i parë i kuqezinjve, që shkojnë në kuotën e 5 pikëve, por mbeten në vendin e fundit. Vllaznia ndalet pas 6 ndeshjesh, duke pësuar humbjen e dytë këtë sezon. Shkodranët e mbyllin si kryesues fazën e parë!

