Flamurtari rikthen Resulin në krye të stolit

Flamurtari ka gjetur trajnerin e ri. Dritan Resuli rikthehet në krye të vlonjatëve, pas shkarkimit të Emiliano Çelës vetëm një ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, klubi vlonjat bën me dije se zëvendës trajner i Resulit do të jetë ish-mbrojtësi i Flamurtarit, Ditmar Bicaj.

“Zyrtare: Dritan Resuli është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club. Në stafin teknik vjen dhe ish mbrojtësi i Flamurtari F.C Ditmar Bicaj me detyrën e trajnerit të dytë. Mirë se vini në familjen kuqezi të Flamurtari F.C”, shkruan klubi vlonjat. Resuli ka qenë edhe më herët trajner i Flamurtarit, ndërsa u largua nga klubi vlonjat në shtator të 2022-shit.

sfidanti.al