Flamurtari ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë sesion të merkatos. Klubi vlonjat njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian Alessandro Bolzan. 20-vjeçari lë Cagliarin në Serie A dhe transferohet në Vlorë për të nisur një aventurë të re me fanellën kuqezi. “Flamurtari F.C. prezanton sulmuesin e ri : Alessandro Bolzan. Ai vjen nga Cagliari Calcio (Serie A, Itali) dhe është gati të sjellë eksperiencën, golat dhe shpirtin fitues në skuadrën kuqezi!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al