E pabesueshme… Pas lajmit për afrimin e Sokol Cikalleshit te Flamurtari, raportohet një lajm tjetër, gjithnjë i lidhur me Kombëtaren kuqezi.
Paraqitjet aspak pozitive të Flamurtarit pas dy fazave të para të sezonit, e kanë detyruar Sinan Idrizin të lëvizë “fuqishëm” në merkato. Presidenti i vlonjatëve tashmë siç dihet prej ditësh vazhdon bisedimet me Sokol Cikalleshin për një rikthim të sulmuesit në Superiore.
Por nëse mendoni se vetëm kavajasi do të jetë goditja e bujshme e kuqezinjve do të gaboheshit “rëndë”. Kjo pasi kreu i Flamurtarit bëhet me dije se është në kontakte edhe më një tjetër ish të Kombëtares shqiptare dhe fjala është për Armando Sadikun.
Elbasanasi aktualisht është te skuadra e AC Bellinzona në Zvicër, por tashmë Superiorja është khyer në një tjetër pistë për të. Idrizi do të tentojë ta bindë “heroin” e Shqipërisë në Euro 2016 në Francë për të veshur fanelën kuqezi të vlonjatëve.Nëse diçka e tillë do të realizohej, atëherë Flamurtari me Cikalleshin dhe Sadikun do ta kishin zili edhe ekipet e tjera në Shqipëri.

