Fitore “të vdekurish”, alarm për Man. Junajtidin në Ligën e Europës!

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ishte ai? “Djajtë e kuq” të trajnerit Solskjer vërtet u kualifikuan për në gjysmëfinale të Ligës së Europës, por paraqitja ndaj një rivali “peshë pupël” si FC Kopenhageni, ishte pak të quhet si e dobët. Edhe pse Mançester Junajtidi pati një penallti të anuluar nga VAR-i dhe po ashtu një gol të Grinvudit të anuluar po nga VAR-i (gjithnjë në pjesën e parë), sërish loja ishte e dobët, dhe treshja e sulmit Rashford-Marsial-Grinvud, e paaftë të çante mbrojtjen kundërshtare. U desh Bruno Fernandes që të kthente në gol penalltinë në kohën shtesë, që anglezët të kualifikoheshin. Portugezi ka pasur një ndikim magjik në ekip që kur erdhi në janar, dhe jo vetëm me golat që shënon me penallti. Gjithsesi, në gjysmëfinalen ndaj Seviljes ose Uolvesit, do të duhet një Junajtid shumë më bindës.

Sfidanti.al