Finalja e Euro2024, Füllkrug: Na vjen keq që nuk është Gjermania

Sulmuesi i kombëtares gjermane të futbollit Niclas Füllkrug, ka folur sot për mediat, një javë nga eliminimi Gjermanisë nga Euro 2024. Gjermania u mund me një gol në minutën e 119-të, ndërkohë që më herët iu mohua një penallti. “Është diçka e trishtueshme që Europiani ynë ka mbaruar, që mbaroi në atë mënyrë të trishtueshme”, u shpreh Füllkrug, sulmuesi i Borussia Dortmund. Duker kujtuar ato momente të vështira pas eliminimit, ai shton: “pas ndeshjes kishte shumë lotë në dhomat e zhveshjes. Shumë trishtim dhe zhgënjim. Nuk e prisnim atë eliminim, pasi kemi luajtur mirë dhe ishim të pafat”. “Joshua Kimmich dhe Toni Kroos ishin ata më të përloturit, por të gjithë ne nuk e pranonim atë eliminim. Kur shohim këtë finale na vjen vërtet keq që nuk jemi aty, pasi e meritonim”, u shpreh Niclas Füllkrug.

sfidanti.al