Suksesi ndaj Egnatia, i shoqëruar me disfatën e Partizanit në derbi, ka bërë me krah ekipin e Elbasanit, qytetin, tifozët, të gjithë ambientin. 3 javë përpara fundit, në shtëpinë e Elbasanit janë të qetë, kjo pasi ndodhen larg zonës së ftohtë, ndërsa janë vetëm 1 pikë larg “final-four”. Ivan Gvozdenovic, trajneri i AF Elbasanit shfaqet i kënaqur me ecurinë e ekipit deri në këtë pikë të sezonit, por nuk është koha për të festuar pasi në sytë e tij Elbasani i ka të gjithë shanset për të siguruar një vend mes katër ekipeve të para. Kalendari i rezervon këtë të shtunë një rival jo të lehtë, Bylis, skuadër që lufton për mbijetesë:
“Ndeshja me Bylisin do të jetë e vështirë, pasi edhe kundërshtari do të luftojë fort për pikë, por skuadra jonë do të japë maksimumin në fushë, si gjithmonë. Unë dua të qëndroj me ‘këmbë në tokë’ dhe të shohim ecurinë e skuadrës ndeshje pas ndeshjeje, për të parë nëse do të sigurojmë një vend të rëndësishëm në Final Four.”
sfidanti.al