FIFA vlerëson Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), e ka rikthyer vëmendjen tek Kosova për rritjen e saj të jashtëzakonshme në ranglistën botërore. FIFA publikoi të mërkurën renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, teksa të premten ka ndarë një postim në rrjetet sociale me fotografi të futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, duke vlerësuar progresin e ekipit.

Në titull, FIFA thekson: “Kosova vazhdon të ngjitet”, duke treguar se Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar ngjitjen më të madhe në ranglistë deri më tani.