Faza e dytë mjafton, Tirana mbush “arkat” nga Liga e Konferencës

Pavarësisht eleminimit të dhimbshëm nga “shqiponjat” turke të Besiktas, “bardheblutë” e Tiranës zhvilluan paraqitje fantastike në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës ku arritën të mundnin në fazën e parë, gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Me fitoren ndaj këtyre të fundit, “bardheblutë” kapën fazën e dytë ndaj turqve, ku thjesht për arritjen u siguruan në arkat e nënkampionëve të Shqipërisë, plot 550 mijë euro, pa llogaritur këtu 11 mijë biletat e shitura në “Air Albania” dhe reklamat në stadium. Mirëpo, jo vetëm kaq, pasi “bardheblutë” shitën gjithashtu dhe të drejtën e transmetimit për sfidën ndaj Beshiktash, në Tiranë, duke siguruar kështu dhe 300 mijë euro të tjera e si përfundmin, duke mbyllur gjithçka me një fitim prej rreth 1 milionë eurosh, për vetëm 2 përballje,

 

sfidanti.al