Etrit Berisha rikthehet në Suedi

Etrit Berisha u ka dhënë fund pushimeve disamujore. Portieri kuqezi është rikthyer në Suedi, ku ka zbuluar edhe skuadrën e re. 36-vjeçari ka firmosur me skuadrën e BK Hacken, ndërsa rikthehet në Suedi, ku në të kaluarën ka luajtur me Kalmar. Berisha ishte pa skuadër nga 1 korriku i vitit të kaluar, kur i përfundoi kontrata me Empolin. Ai në karrierën e tij ka luajtur me ekipe me emër në Itali, si Lazio, Atalanta, Spal dhe Torino, ndërsa ka dalë nga 2 Korriku në Kosovë.

Gjithashtu ai ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, ku me pritjet vendimtare në kualifikuese, ishte një nga protagonistët e kualifikimit historik në “Euro 2016”.

sfidanti.al