Lojtari kuqezi i Beshiktashit, Ernest Muçi, e ka rritur numrin e golave në të gjitha garat këtë sezon në 6 me golin e shënuar ndaj Kırklarelispor. Në ndeshjen e javës së dytë të Grupit D të Kupës së Turqisë, Beshiktashi mposhti 2-0 Kırklarelispor në stadiumin Olimpik Atatürk. Anësori 23-vjeçar i bardhezinjve, Ernest Muçi, tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 62-të të takimit dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh 1-0. Muçi realizoi golin e parë në Kupën e Turqisë dhe e rriti numrin e golave këtë sezon në 6. Lojtari shqiptar, i cili shënoi kundër Antalyaspor, Galatasaray, Kasımpaşa dhe Rizespor në Superligë, tundi dhe rrjetën e Malmö në UEFA Europa League.
sfidanti.al