Ernest Muçi bën historinë, transferimi më i kushtueshëm i Trabzonspor

Ernest Muçi është lojtari për të cilin Trabzonspor pagoi tarifën më të lartë të transferimit në historinë e klubit. Klubi turk do të paguajë një total prej 9.5 milionë eurosh, të përbërë nga 8.5 milionë euro tarifa transferimi dhe 1 milion euro tarifa huazimi.

Ndërkohë, për blerjen përfundimtare të sulmuesit kuqezi nga ana e Trabzonspor, Beshiktashi ka dalë me një deklaratë zyrtare, në të cilën thuhet: “Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit Ernest Muçi, është ushtruar nga Trabzonspor e drejta e opsionit të blerjes e përfshirë në marrëveshjen e huasë. Në përputhje me rrethanat, Trabzonspor do t’i paguajë klubit tonë 8.5 milionë euro + TVSH. Falënderojmë Ernest Muçin për kontributet e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.

sfidanti.al