Gjermania e Nagelsmann do të luajë më 14 nëntor përballë Luksenburgut dhe tri ditë më vonë përballë Sllovakisë dy takimet e fundit të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026. Për këto dy duele komisari teknik i katër herë kampionëve të botës ka zbuluar listën me emrat e 25 lojtarëve, të cilët do të grumbullohen pas pak ditësh në Frankfurt. Risia e vetme e kësaj liste është emri i sulmuesit të krahut të Këlnit, Said El Mala. Talenti është vlerësuar nga Nagelsmann për paraqitjet e bëra në Bundesligë deri më tani dhe mendohet se do të debutojë me kombëtaren gjermane në ndeshjen kundër Luksenburg. Në grumbullimin e fundit për këtë vit komisari teknik gjerman ka rikthyer në kombëtare edhe dy lojtarë si Leroy Sané dhe Malick Thiaw.
sfidanti.al

