Egnatia ka publikuar kalendarin e ndeshjeve që skuadra rrogozhinase do të zhvillojë në fazën e ligës në Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndeshjes si skuadër pritëse në stadiumin “Air Albania”.
Rrugëtimi historik i Egnatias në fazën e grupeve në Conference League do të startojë më 15 tetor në Tiranë në orën 18:45 në sfidën kundër Midtyllandit.
Më 22 tetor rrogozhinasit udhëtojnë drejt Danimarkës për tu ndeshur me Aarhus, ndërsa më 5 nëntor do të luajnë në Rumani kundër Universitatea Craiova.
2 ndeshjet e radhës Egnatia do ti luajë në “Air Albania”. Më 26 nëntor kundër Lincoln Red dhë më 10 nëntor përballë Zalgiris. Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve rrogozhinasit do ta luajnë në Portugali kundër Bragës më 17 dhjetor.

