Drita ka arritur një fitore historike në Conference League, 1-0 në transfertë përballë Shelbourne. Pas një pjese të parë pa gola, Almir Ajzeraj në minutën e 57-të shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Me këtë fitore, e para në Evropë, Drita ngjite në kuotën e 5 pikëve(1 fitore, 2 barazime).
Shkëndija, barazim dramatik përballë Jagiellonias. Skuadra tetovare arriti të gjejë golin e avantazhit në minutën e 49-të me anë të Latifit, por nuk arriti ta mbrojë atë duke pësuar golin e barazimin në minutën e 10-të shtesë nga Lozano(90’+10). Shkëndija ndodhet në kuotën e 4 pikëve pas tri ndeshjeve(1 fitore, 1 barazim, 1 humbje).
sfidanti.al

