Drejtori Çeh gati të zbresë në fushë, 38-vjeçari është portieri më i mirë i Çelsit!

Tashmë duhet thënë se është i dyti në radhë sepse pozicionin numër 1 e ka zënë Eduard Mendi i ardhur nga Franca për 22 milionë paundë stërlina. Gjithsesi, ajo që dëgjojmë për Petr Çehun, ish-legjendën e portës, është vërtet e habitshme. E thotë Mark Shuorcer (Schwarzer), ish-portier i Çelsit. “Me informacionin që kam marrë unë, – tha ai, – Çehu po stërvitej dhe ishte portier më i mirë sesa dy portierët e vërtetë të skuadrës, Kepa dhe Kabajero. Pas ardhjes së Mendisë, ai është numri 2 i portës tek Çelsi”. Në të vërtetë, Çeh është drejtor teknik tek Blutë e Londrës pasi i dha fund karrierës në vitin 2019, ndërsa është 38 vjeç. Gjithsesi, ai është cilësuar si një nga portierët më të mëdhenj të botës në histori, dhe padyshim edhe të epokës së tij duke qenë i barabartë me legjenda si Bufon apo Kasijas.

Sfidanti.al