Disiplina e bën “ves”, mbush arkën e FSHF-së…

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk kursehet kur vjen fjala për të gjobitur klubet. Pa u menduar dy herë, organi më i lartë “ndëshkues” thjesht fut dorën në “xhepin” e klubeve duke e bërë situatën e tyre edhe më të mjerë në një futboll ku ylli i vërtetë është arbitri Taylor i cili do të drejtojë 90 minutat e fundit të sezonit për të mbuluar “mëkatet” e njerëzve që futbollin e konsiderojnë mjet për pushtet dhe jo për të argëtuar njerëzit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, duke shkelur dispozitat e Kodit të Disiplinës dhe Etikes, gjatë kohës që ishte i dënuar me masë disiplinore, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. KF Korabi, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  7. Zyrtari i AF Luftëtari, Arben Coni,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF Pogradeci, Ernest Shkullaku,për sjellje fyese që cenon reputacionin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve në veprimtarinë e saj, në bazë të nenit 13 të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i KF Delvina, Markelian Alinani,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i KF Delvina, Donou Jules Kadnel,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Labëria FC, Redi Kaçanolli,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i FK Bylis, Ergi Hodo,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Hazir Bucpapaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. KF Erzeni U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër Labëria FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  15. KF Laçi U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  16. Zyrtari i KF Laçi U-15, Kastriot Ivanaj,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  17. Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder Atletik Klub U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  18. Lojtari i KF Shkodra U-19, Kolin Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. Zyrtari i Albanet U-19, Xhek Alushi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. AS Himara, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Gramozi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  21. AP Dinamo Junior D, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Akademia e Futbollit U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. Atletik Tirana A, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Academy U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. AF Kampionët A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Rinia EL C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  24. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me braktisjen e ndeshjes midis Akademia e Futbollit U-17 kundër FK Apolonia U-17.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.