Dinamo Zagreb uron Arbër Hoxhën

Arbër Hoxha ishte risia e trajnerit Sylvinho për miqësoret e muajit mars. Sulmuesi shqiptar luajti 12 minuta ndaj Kilit dhe 14 minuta ndaj Suedisë. Klubi në të cilin aktivizohet futbollisti, Dinamo Zagreb ka uruar Hoxhën për debutimin. “Urime Arbi”, ka shkruar Dinamo Zagreb. Me interes të madh pritet të shihet nëse ai do të jetë apo jo pjesë e listës së Europianit, që do të mbahet në verë.

sfidanti.al