Klubi i Tiranës ka bërë një gjest human duke kaluar një pasdite argëtuese dhe lumturuar të rinjtë me aftësi të veçanta. Lajmi është bërë i ditur nga vetë bardheblutë përmes postime në rrjetet sociale.
Njoftimi i plotë
Në ditën ndërkombëtare të Sindromës Down, KF Tirana iu bashkua Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në fushatën, dedikuar të rinjve me aftësi ndryshe. Në një pasdite argëtuese në ambientet e kompleksit stërvitor Skënder Halili, të rinjtë e qendrës “Edhe unë mundem”, zhvilluan një seancë stërvitore, të asistuar nga futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së parë të KF Tirana, duke bërë edhe lojëra të ndryshme interaktive. Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin përfaqësues nga Ambasada Amerikane, teksa KF Tirana gjen rastin të falënderojë për prezencën e tyre, përfaqësueset e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, znj. Amanda Roberson dhe znj. Elisabeth Norikane.
sfidanti.al