Dinamo është mundur 3-0 në ”Chorten Arena” nga Jagiellonia Bialystok në ndeshjen e parë të Play Off-it të Conference League.
Djemtë e Ilir Dajës nuk kanë arritur që të ndalin vrullin e vendasve, që shënojnë dy gola në pjesën e parë me Imaz dhe Pululu. Polakët gjejnë edhe golin e tretë në pjesën e dytë me Ëojtuszek. Mbyllet 3-0 kjo transfertë e vështirë në Poloni për “blutë”.
Pas një jave në “Air Albania” do të luhet ndeshja e kthimit, por ky rezultat nuk jep shumë shpresa për një kualifikim të mundshëm në fazën e grupeve të Conference League.
sfidanti.al