Me përfundimin e kontratave të tyre, Andre Teikseira dhe Dejvi Bregu largohen zyrtarisht nga Dinamo dhe tashmë janë lojtarë të lirë, edhe pse dy lojtarët nuk janë stërvitur me skuadrën në këtë fazë përgatitore. Të dy futbollistët kanë pasur një rol të rëndësishëm në sezonin e fundit të Dinamos. Teikseira ishte një nga lojtarët më të përdorur në prapavijë, duke regjistruar 28 ndeshje dhe 2400 minuta në kampionat, ndërsa shënoi edhe 3 gola. Ndërkohë Dejvi Bregu ishte një nga figurat kryesore të skuadrës.

