Diego e konsideronte si më të bukurin, publikohet për herë të parë video

Diego Armando Maradona thonte gjithmonë që ishte goli i tij më i bukur në karrierë. Por askush nuk e kishte parë, përveç atyre që kanë qenë në stadium në atë ndeshje. Mediat argjentinase dhe më pas ato botërore kanë publikuar për herë të parë videon e këtij goli që është shënuar në vitin 1980. Pamjet nuk janë cilësore, pasi janë xhiruar nga një kamera amatore. Diego atëherë 19 vjeç luante me Arxhentino Juniors dhe realizoi kundër Deportivo Pereira, këtë gol spektakolar, duke kaluar të gjithë rivalët përfshirë edhe portierin.

Sfidanti.al