Nga viti 1993 deri në 1998, Marsel Desai veshi fanellën e Milanit dhe ishte një lojtar kyç për kuqezinjtë. Ish-mbrojtësi foli mbi ekipin italian për “Sky Sport Insider” dhe në deklaratën e tij, theksoi: “Milanin e ndjek sa herë mundem, e ndjek me dëshirë, edhe nëse më duhet të pranoj që nuk i kam parë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Jam i zhgënjyer. Milani sot është një përzierje e shumë problemeve të ndryshme. Sezoni filloi keq që në fillim, më pas pati një moment kur mund të shpresonim për rikuperim, por shumë shpejt i gjithë mjedisi e kuptoi që kjo skuadër nuk ka lidership të mjaftueshëm brenda saj për të mund të konkurrojë me ekipet e tjera. Milani nuk është rastësisht i nënti”.
sfidanti.al