I habiti të gjithë kur foli pas ndeshjes ndaj Turqisë, në të cilën shënoi 3 gola. Memfis Depai nuk u duk aspak triumfatori që kishte ndihmuar ekipin për të dalë në vendin e parë në grupin eleminator të Kupës së Botës. “Unë pres më shumë nga vetja ime, – tha Depai, i pakënaqur pavarësisht shkëlqimit, – mendoj se kam mundësi të bëj më shumë dhe të luaj më mirë”. Gjithsesi, gazeta “Sport” e Barcelonës e lavdëron duke thënë se që kur Depai ka mbërritur në “Kamp Nou” është kthyer në lojtar tjetër, në një yll”. E përditshmja tjetër katalanase “El Mundo Deportivo” raporton statistikat e sulmuesit ndaj Turqisë me 3 gola, 1 asist, 4 pasime vendimtare, 1 rast i pastër i krijuar, 6 gjuajtje (3 në kuadrat), 72 prekje topi, me notën 9.9!
Sfidanti.al