Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka pësuar një lëndim në muskujt e këmbës. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Courtois do t’i nënshtrohet vlerësimeve mjekësore gjatë pushimit ndërkombëtar, ndërsa do të mungojë në ndeshjet e ardhshme me Kombëtaren e Belgjikës. Stafi mjekësor i Real Madridit do të monitorojë gjendjen e tij për të përcaktuar kohën e rikuperimit, me qëllim që portieri të jetë gati për rikthimin në garat e klubit pas përfundimit të pauzës ndërkombëtare. Ky është një tjetër shqetësim për Real Madridin, i cili tashmë po përballet me disa mungesa të rëndësishme në skuadër.
sfidanti.al

