Debati mbi më të mirin e historisë, Benzema tradhëton CR7

Kristiano Ronaldo ka marrë një “shuplakë” në distancë prej ish-shokut të skuadrës te Reali i Madridit. Gjatë një prononcimi të shkurtër për “TNT Sports BR”, Karim Benzema, edhe pse ka thënë se nuk i pëlqen shumë të flasë në mënuyrë kategorike për lojtarë apo situara, ka bërë një përjashtim kur u pyet se cili është lojtari më i mirë i historisë së futbollit.

“Secili thotë atë që mendon. Nesë Kristiano Ronaldo mendon se është më i miri atëherë është i lirë të thotë çfarë të dojë… Për mua më i miri është Ronaldo i Brazilit”, tha Benzema. “Nuk më pëlqen aspak të krahasoj lojtarët pasi besoj se secili prej nesh ka historinë e vet”, shtoi sulmuesi francez.

sfidanti.al