Danilo me fjalë të mëdha për Guardiolën

Pak futbollistë mund të mburren me një karrierë kaq të larmishme dhe në të njëjtën kohë të suksesshme si Danilo. Gjatë 13 viteve të tij në Evropë, braziliani 33-vjeçar fitoi tituj në çdo vend ku luajti; Portugali, Spanjë, Angli dhe Itali. Ai aktualisht është kthyer në vendlindjen e tij, ku luan për Flamengon, me synimin për të fituar një tjetër trofe dhe për të siguruar një vend në Kampionatin Botërorin 2026. Mbrojtësi i njohur për stilin e tij unik të lojës së fundmi foli hapur për kohën e tij nën drejtimin e Pep Guardiolës te Manchester City, ku luajti nga viti 2017 deri në vitin 2019.

“Guardiola më ndryshoi jetën! Ai u jep lojtarëve të tij një edukim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në punën e tij si trajner. Ai u jep të gjithë lojtarëve të tij të njëjtën filozofi futbolli, kohë, hapësirë, lëvizje, posedim të topit. Ai ju shpjegon si asnjë trajner tjetër kuptimin e çdo pozicioni në fushë dhe i përjeton lojërat emocionalisht si askush tjetër.  Guardiola fjalë për fjalë më lau trurin, por në një mënyrë të mirë. Ishte si të isha në universitet. Përvoja me të më lejoi të rris nivelin tim të lojës dhe këtë e kam ruajtur deri më sot”, tha Danilo.

sfidanti.al