Conference League, Struga fiton ndaj Pyunik Yerevan

Struga mundi 2-1 Pyunik Yerevan në SRC Biljanini Izvori (Ohër), në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Vendasit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e tetë, me Ibraimin që shndërroi në gol një penallti. Të besuarit e Qatip Osmanit insistuan për golin e dytë, por nuk e gjetën dot atë, ndërsa në të 23-tën, mysafirët fituan 11-metërsh. Villela vendosi ekuilibrat, duke dërguar në barazim skuadrat në dhomat e zhveshjes. Vakulenko la skuadrën armene me një lojtar më pak në minutën e 60-të. Superioriteti numerik u shfrytëzua në maksimum nga Struga, që gjeti golin me Spirokvskin.

sfidanti.al