Mesjava do të shikojë arbitrat shqiptarë si protagonist në arenën europiane pasi Juxhin Xhaja është përzgjedhur që të jetë kryesori i ndeshjes mes Omonia-s dhe Rijeka-s. Takimi i vlefshëm për fazën play-off të kompeticionit të tretë për nga rëndësia në Europë do të luhet të enjten (19 shkurt) në Nikosia të Qipros. Për të realizuar misionin me sukses Juxhin Xhaja do të ndihmohet nga një grup arbitrash shqiptarë. Arber Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë anësorët e duelit ndërsa i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Ekipi kuqezi i arbitrave do të ndihmohet në VAR nga italiani Gianluca Aureliano, i cili do të asistohet prej Kreshnik Barjamajt.
sfidanti.al

