Armando Broja është një nga disa nga emrat që do të largohen këtë verë nga Chelsea. Sulmuesi kuqezi i rikthyer pas huazimit tek Evertoni sezonin e kaluar, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca, ndaj do largohet. “The Athletic” raporton se e ardhmja e Armando Brojës do jetë në Bundesligë, te Stuttgart ose Leipzig. Stuttgarti e shikon shqiptarin si zëvendësuesin ideal të Nico Woltmade, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet te Bayern Munich këtë verë.
Në anën tjetër, Leipzig e shikon Brojën si profilin e duhur për të mbuluar boshllëkun e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Xavi Simons ose Benjamin Sesko. Njëri prej holandezit ose sllovenit, është i sigurt që do largohet nga Leipzig, por nuk përjashtohet mundësia që të largohen të dy, nëse vijnë ofertat e duhura. Ajo që nuk dihet ende deri tani është nëse Broja do të largohet në mënyrë përfundimtare drejt Bundesligës, apo do jetë huazim me të drejtë blerjeje ose detyrim, apo huazim i thjeshtë.
Sfidanti.al