Chelsea, Broja në listën e largimeve

Në epokën e Tod Boehly Chelsea ka shpenzuar plot 1.5 miliardë stërlina ndërsa tani shtypi britanik rrëfen se në “Stanford Brodge” kanë nisur shitjet. Sipas tabloidëve Chelsea kërkon së paku 205 milionë stërlina nga shitja e 9 lojtarëve. Në këtë listë bën edhe pjesë edhe Armando Broja, i cili në këtë listë ka një çmim shumë herë më të vogël nga pretendimet e klubit vetëm pak muaj më parë. Për shqiptarin është interesuar Shtytgarti pasi është në kërkim të një zëvendësuesi të Serhou Guirassy.

Lista e lojtarëve në shitje:

  • K.Arrizabalaga  10 mln stërlina
  • T.Chalobah      23 mln stërlina
  • B.Chilwell      20 mln stërlina
  • C.Chukwuemeka   30 mln stërlina
  • C.Gallager      35 mln stërlina
  • R.Sterling      30 mln stërlina
  • A.Broja         10 mln stërlina
  • R.Lukaku        30 mln stërlina
  • D.Fofana        15 mln stërlina