Çelsi është shumë mirë në fushën e lojës, por aspak jashtë saj!

Antonio Konte me siguri duhet ta ketë bindur sërish Roman Abramoviçin se nuk ka ku gjen trajner më të mirë sesa ai në krye te Çelsit. Tre fitore radhazi janë arritur që nga humbja e papritur e javës së parë ndaj Bërnlit, dhe blutë janë vetëm 1 pikë larg dy skuadrave të Mançesterit në renditje.

Gjithsesi, jo gjithçka po shkon “fjollë” dhe për këtë nuk ka faj as Konte, as Abramoviç dhe as futbollistët. Është një pjesë e tifozëve që shkaktoi tronditje me një këngë të re për Alvaro Moratën. Ata e kënduan këngën në stadiumin e Leisterit ku Çelsi fitoi 2-1 dhe ku Morata shënoi një gol. Kënga është antisemite pasi ka në vargjet e saj fjalë antisemite.

Kënga bëri jehonë të madhe për keq, dhe vetë Çelsi u detyrua të dilte me komunikatë duke i ftuar tifozët që të mos e këndojnë më. Presidenti i bluve, Abramoviç, është hebre, madje president i Federatës së Bashkësive Hebreje të Rusisë, dhe kjo e bën Çelsin edhe më të vendosur. Vetë Morata ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këngën dhe se nuk dëshiron ta dëgjojë atë.

Sfidanti.al