Capello: Drejtuesit e Juves duhet të bëjnë ‘mea culpa’

Juventusi ka marrë vendimin: lamtumirë menjëherë Thiago Motta-s, i cili u shkarkua dje, dhe në pankinë për fundin e sezonit hyn kroati Igor Tudor.

Një vendim që është komentuar edhe nga ish-trajneri bardhezi, Fabio Capello, për “La Gazzetta dello Sport”: “Ishte një projekt trevjeçar që duhej realizuar… brenda një viti. E vërteta është se rezultatet gjithmonë komandojnë. Megjithatë, pyesja veten nëse ishte vetëm faji i tij: zgjedhja për të besuar tek ai ishte e Giuntoli-t dhe e gjithë klubit. Kur arrin te shkarkimi, të gjithë duhet të bëjnë ‘mea culpa’, përfshirë drejtuesit.” Trajneri legjendar thotë: “Teorikisht, është një rrezik, kanë mbetur edhe 9 ndeshje dhe vendi i 4-t është vetëm 1 pikë larg. Por nga jashtë, kam përshtypjen se askush nuk donte të vazhdonte me Motta-n. As tifozët dhe as skuadra. Kështu që shkarkimi ishte i pashmangshëm. Sidoqoftë, Tudor tregoi guxim.”

Cilët lojtarë duhet të rikuperojë më shumë Tudor te Juventusi?

Capello e përfundon analizën e tij kështu: “Para së gjithash, Vlahovic-in. Dhe pastaj Yildiz. Tani u takon lojtarëve, nuk është e pranueshme të tërhiqen pas.”

sfidanti.al