Lajm i mirë për trajnerin e Italisë, Ivan Gennaro Gattuso përpara gjysmëfinales së Play Off-it kundër Irlandës së Veriut. Pas largimit të Federico Chiesa-s dhe gjendjes së Gianluca Scamacca-s, shenja inkurajuese po vijnë nga Alessandro Bastoni. Mbrojtësi i Interit është stërvitur ditën e sotme në Coverciano: kavilja dhemb më pak dhe dhimbja konsiderohet e menaxhueshme. Kjo situatë ende nuk garanton një vend titullar në ndeshjen e Bergamos, por ofron një shkëndijë shprese.
sfidanti.al

