Trajneri Ksavi Hernandez vazhdon ta vlerësojë dhe nuk do të ishte kundër që ai të vazhdonte edhe më tej si “blaugrana”. Sergio Buskets, kapiteni i Barcelonës, është përpara një vendimi, ndërsa i vjen një ofertë e madhe nga Al Nasr në Arabinë Saudite, aty ku ka shkuar Kristiano Ronaldo. Klubi saudite i ofron 18 milionë euro në sezon mesfushorit veteran, madje pa llogaritur taksat, dhe shpreson që ai të pranojë për të rritur nivelin e lojës së skuadrës. Barcelona, nga ana tjetër, nuk mund të japë një rrogë të tillë, por do të t’i premtonte një pagesë dinjitoze dhe mundësinë për të luajtur në nivelet më të larta si dhe për të fituar trofe të mëdhenj si La Ligën dhe Championsin.
Sfidanti.al