Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij duke u bashkuar me Burnley-n, vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri të Premier League.
23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez, ndërsa shuma e transferimit mbetet e paqartë. Sezonin e kaluar, Broja luajti në huazim te Everton, ku për shkak të dëmtimeve pati një numër të kufizuar paraqitjesh, duke luajtur vetëm 10 ndeshje.
Në prezantimin e tij te Burnley, Broja shprehu emocionin dhe ambiciet e tij: “Jam shumë i emocionuar që jam këtu si lojtar i Burnley-t. Është një moment shumë pozitiv për t’u bashkuar me këtë klub, në prag të fillimit të sezonit të ri të Premier League. Mezi pres të filloj!” Sulmuesi shtoi se ndihet gati për këtë sfidë dhe është i gatshëm të japë maksimumin në fushë: “Ndiej mbështetjen e tifozëve të Burnley-t dhe mund t’ju them se do të jap gjithçka sa herë të vesh këtë fanellë të famshme Claret.”
sfidanti.al