Torino është duke menduar seriozisht për merkaton e janarit, me klubin italian që i ka kthyer sytë nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja. Mediet italiane bëjnë me dije se Torino do të tentojë të shesë Nemanja Radonjic pas një tjetër përplasjeje mes serbit dhe trajnerit Ivan Juric. Në rast se do bëhet i mundur ky largim, atëherë klubi italian do nis nga puna për afrimin e sulmuesit të Chelsea-t. Megjithatë, ky operacion shihet disi i komplikuar, pasi shqiptari është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino dhe ky i fundit vështirë që ta lejojë largimin e 22-vjeçarit. Këtë sezon me londinezët Armando Broja ka bërë 6 paraqitje, duke numëruar gjithsej 152 minuta në Premier League, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist.
sfidanti.al